Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 11 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 5 aksidente ishin me të lënduar dhe 6 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 134 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 13 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.