Arrestohet zyrtari komunal që qytetarin e Suharekës e kishte bërë qytetar të Skënderajt

22.01.2019

Ditë më parë SuharekaOnline kishte raportuar se aktakuza e Prokurorisë e ka ulur në bankën e të akuzuar K.B, zyrtarin e Komunës së Skenderajt që merret me certifikatat e vendbanimit të qytetarëve. Ai akuzohet se ishte futur në regjistrin e gjendjes civile dhe Jetmir Sukajn, një qytetar nga Bllaca e Suharekës, e kishte bërë qytetar […]

Arrestohet zyrtari komunal që qytetarin e Suharekës e kishte bërë qytetar të Skënderajt Foto: Ilustrim

Ditë më parë SuharekaOnline kishte raportuar se aktakuza e Prokurorisë e ka ulur në bankën e të akuzuar K.B, zyrtarin e Komunës së Skenderajt që merret me certifikatat e vendbanimit të qytetarëve.

Ai akuzohet se ishte futur në regjistrin e gjendjes civile dhe Jetmir Sukajn, një qytetar nga Bllaca e Suharekës, e kishte bërë qytetar të Skenderajt.

Ndërsa sot Policia e Kosovës ka arrestuar K.B. në Skënderaj i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare duke lidhur martesa false në mes të kosovarëve dhe atyre të shteteve europiane.

Personi me iniciale K. B po ashtu dyshohet se ka lëshuar certifikata martesore pa prezencën e çifteve martesore dhe më pas këto certifikata janë përdorur në Gjermani për rregullimin e lejeve të qëndrimit atje.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë, me datën 14 dhjetor 2018 ka pranuar autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë për të zhvilluar hetime, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar’ nga neni 422 i KPRK-së dhe ‘legalizim i përmbajtjes së pavërtetë’ nga neni 403 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari punonte si zyrtar në Zyrën e Gjendjes Civile në Skenderaj, ka lidhur martesa fiktive në mes të nënshtetasve të RKS-së dhe atyre të BE-së, me ç’rast edhe ka

Me vendim të prokurorit në PTH – Prishtinë të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.