Arrestohet Zafir Berisha, iu vërsul Policisë pasi e dënuan për kundërvajtje – detaje rreth rastit
- 08.06.2022

Arrestimi i kryetarit të Nisma Socialdemokrate në Prizren, ka ndodhur rreth orës 15:00.
Këtë e ka konfirmuar zyra për informim e Policisë në Prizren për TV Prizrenin.
Sipas raportit të policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e shqiptimit të një tikete për parking.
Berisha dyshohet se iu është vërsulur një zyrtarit policor, duke tentuar ta godas, pasi i nëjti e ka dënuar për parkim.
Më pas Berisha është arrestuar dhe është intervistuar në stacionin e Policisë në Prizren.