Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin me vdekje në Prizren

12.07.2022

Lidhur me këtë aksident, është arrestuar shoferi i kamionit, i cili tashmë është dërguar në ndalim policor. Kështu kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prizren. Nga Prokuroria e Prizrenit kanë theksuar se i dyshuari, me inicialet B.K është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet që ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Lidhur […]

Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin me vdekje në Prizren Foto: Ilustrim

Lidhur me këtë aksident, është arrestuar shoferi i kamionit, i cili tashmë është dërguar në ndalim policor. Kështu kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Nga Prokuroria e Prizrenit kanë theksuar se i dyshuari, me inicialet B.K është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet që ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë vozitësin e kamionit, përkatësisht personin me inicialet B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 370, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga kjo prokurori.

Ndërsa, udhëheqësi i zyrës së operativës në policinë e Prizrenit, Azem Baraliu tha se aksidenti ka ndodhur kur njëra prej automjeteve ka dalë në shiritin e kundërt dhe janë goditur drejtpërdrejtë.