Rastet kur qytetarët nga Komuna e Suharekës nuk po respektojnë masat dhe orarin e lëvizjes dita e ditës po rriten.
Mos respektimi i këtyre masave do të hap rrugë për përhapjen e pandemisë në qytetin tonë i cili sot po hy në ditën e shtatë pa asnjë rast të konfirmuar me covid-19.
Një rast i mosrespektimit të masave ka ndodh ditën e premte në fshatin Vraniq ku një qytetar ka shkelur dy masa njëkohësisht, atë të arrestit shtëpiak dhe lëvizjes së lirë.
I njëjti rreth orë 19:00 është nxënë tek lapidari i fshatit Vraniq ku një burim i portalit ka treguar se “e kanë zanë tu pi te lapidari.”
Pasi që i dyshuari ishte nën arrest shtëpiak, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.