Arrestohet një person për vjedhjen e xhamisë në Suharekë

17.01.2019

Sot, më 17 Janar u mbajt takimi i sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, ku gjatë javës ndodhën disa vjedhje, dhunë në familje, ku i pranishëm ishte edhe Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Milazim Lumi, gjatë orëve të mëngjesit u krye një vjedhje në xhaminë e Suharekës, ku grabitësit arritën që të vjedhin data […]

Arrestohet një person për vjedhjen e xhamisë në Suharekë Foto: Ilustrim

Sot, më 17 Janar u mbajt takimi i sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, ku gjatë javës ndodhën disa vjedhje, dhunë në familje, ku i pranishëm ishte edhe Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Milazim Lumi, gjatë orëve të mëngjesit u krye një vjedhje në xhaminë e Suharekës, ku grabitësit arritën që të vjedhin data bazën e kamerave dhe shumën e mjeteve në vlerë prej 120 Euro nga një njoftim thuhet se është arrestuar një person i dyshimtë për këtë vjedhje, po ashtu edhe në Duhël ndodhi një dhunë në familje ku është arrestuar një person.

Komandanti i Stacionit Policor të Suharekës, z.Milazim Lumi deklaroi se gjatë javës janë njoftuar, raste për vjedhje dhe dhunë në familje, ku për vjedhje thuhet se është arrestuar një i dyshuar, po ashtu edhe një dhunë në familje që ndodhi në Duhël, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë personin që ka kryer dhunë në familje.

Po ashtu, znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës së Suharekës ka folur për aktivitet që janë zhvilluar në Komunë si, takimi me kryetarët të komunave të Kosovës në Qeverinë e Kosovës, pastaj viziat e përfaqësuesve të Bankës Botërore rreth ngritjes së Pendës në Dragaçinë, ku aty morën pjesë edhe zv. kryeministri Enver Hoxhaj, deputeti i parlamentit të Kosovës, Blerim Kuçi, dhe këshilltarja e Haradinajt, Albena Reshitaj.