Arrestohet një person në Merdar, policia i gjeti në valixhe 910 fishekë

26.12.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se pikën kufitare Merdar, është arrestuar një person i dyshuar. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i njëjti është arrestuar pasi gjatë kontrollit të autobusit në valixhen e tij janë gjetur 910 fishekë. “Është raportuar se në dalje të RKS-së gjatë kontrollit të autobusit, në një valixhe, pronë […]

Arrestohet një person në Merdar, policia i gjeti në valixhe 910 fishekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pikën kufitare Merdar, është arrestuar një person i dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i njëjti është arrestuar pasi gjatë kontrollit të autobusit në valixhen e tij janë gjetur 910 fishekë.

“Është raportuar se në dalje të RKS-së gjatë kontrollit të autobusit, në një valixhe, pronë e të dyshuarit mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 910 fishekë 7.62mm”, ka njoftuar policia.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.