Arrestohet një burrë në Prizren, rrahu gruan dhe vajzën e tij
- 23.05.2023

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Policia e Kosovës njofton se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.