Sipas raportit zyrtar, rasti është regjistruar më 22 nëntor 2025, rreth orës 02:00, kur njësitet policore kanë intervenuar pas informacioneve se një mashkull kosovar po bashkëjetonte në mënyrë të kundërligjshme me një femër kosovare të mitur.
“Obiliq/22.11.2025-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur).
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.