Arrestohet një 25 vjeçar në Korishë, dyshohet për disa vjedhje të rënda

28.11.2022

Policia e Kosovës në prizren bën të ditur se ka arrestuar P.G 25 vjeçar i dyshuar për vjedhje. Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se sot rreth orës 09:20 ka arrestuar një person të dyshuar i cili është përfshirë në disa raste të vjedhjeve, raporton SuharekaOnline. “Me datë 28.11.2022, rreth orës 09:20 , […]

Arrestohet një 25 vjeçar në Korishë, dyshohet për disa vjedhje të rënda Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në prizren bën të ditur se ka arrestuar P.G 25 vjeçar i dyshuar për vjedhje.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se sot rreth orës 09:20 ka arrestuar një person të dyshuar i cili është përfshirë në disa raste të vjedhjeve, raporton SuharekaOnline.

“Me datë 28.11.2022, rreth orës 09:20 , zyrtarët policor patrullues të Stacionit Policor Prizren – Veri, në fshatin Korishë të Prizrenit kanë arrestuar të dyshuarin P.G.( 25 vjeqar).

Arrestimi i te njëjtit është bërë me kërkesë të Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor të Lipjanit për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se i dyshuari P.G. është i përfshirë në një seri të rasteve

“Vjedhje e Rëndë’

Po ashtu i dyshuari P.G. është duke u hetuar edhe për disa raste te “Vjedhje e Rëndë “ në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor Prizren – Veri.

I dyshuari P.G. pas arrestimit te tij, nga ana e Hetueseve Policor të Lipjanit është shoqëruar në Stacionin Policor të atjeshëm për ndërmarrjen e veprimeve tjera te nevojshme hetimore.

Për te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë, është njoftuar Prokurori i Shtetit.” thuhet në njoftimin e policisë.