Arrestohet në Kosovë një shtetas i Shqipërisë, u kap me mbi 3 kilogram marihuanë

19.01.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se gjatë një kontrolli të një automjeti të dyshuar, zyrtarët policor kanë gjetur në bagazh dy qese të cilat kanë qenë mbushura me lëndë narkotike. […]

Arrestohet në Kosovë një shtetas i Shqipërisë, u kap me mbi 3 kilogram marihuanë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se gjatë një kontrolli të një automjeti të dyshuar, zyrtarët policor kanë gjetur në bagazh dy qese të cilat kanë qenë mbushura me lëndë narkotike.

Poashtu, policia njofton se i dyshuari është shtetas i Shqipërisë dhe pas sekuestrimit të lëndëve narkotike të cilat dyshohet të jenë të llojit marihuanë i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë,  janë sekuestruar automjeti dhe sasia e substancës në sasi 3 kg e 100 gram dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, ndërsa me urdhër të prokurorit të  lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë.” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi- Gjakovë, më 18.01.2023, rreth orës 18:20,përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë.Lidhur me informacionin janë aktivizuar patrullatku edhe kanë ndaluar automjetin VW Pasat me targa te huaja.

Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë,  në bagazhin e  automjetit kanë vërejtur një çantë  brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë,  janë sekuestruar automjeti dhe sasia e substancës në sasi 3 kg e 100 gram dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, ndërsa me urdhër të prokurorit të  lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme, përfshirë rastet që lidhen me lëndët narkotike.