Arrestohet mjeku Specialist i Biokimisë, dyshohet se falsifikoi testet për COVID-19 në laboratorin e tij

14.10.2021

PK-ja bën të ditur se gjatë inspektimit të bërë me datë 14.10.2021 në Laboratorin biokimik në fjalë, janë siguruar dëshmi se Laboratori ka lëshuar dy teste (njërin pozitiv e tjetrin negativ) në ditën e njëjtë me datë 06.10.2021, teste Rapid Antigjen SARS-COV-2, të cilat teste dyshohet të jenë të falsifikuara. Me këto veprime i dyshuari, dyshohet […]

Arrestohet mjeku Specialist i Biokimisë, dyshohet se falsifikoi testet për COVID-19 në laboratorin e tij Foto: Ilustrim

PK-ja bën të ditur se gjatë inspektimit të bërë me datë 14.10.2021 në Laboratorin biokimik në fjalë, janë siguruar dëshmi se Laboratori ka lëshuar dy teste (njërin pozitiv e tjetrin negativ) në ditën e njëjtë me datë 06.10.2021, teste Rapid Antigjen SARS-COV-2, të cilat teste dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Falsifikim i Dokumentit” neni 390, i kodit penal të RKS-së.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

Një Laptop,

Regjistri i pacienteve,

Një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 NEGATIV,

Një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 POZITIV,

“Pas veprimeve policore të ndërmarra nga hetuesit, ato i paraqiten Prokurorit kujdestar, i cili lëshon Aktvendim për ndalim 48 orësh për personin e arrestuar, përderisa hetime të tjera janë në proces lidhur me rastin”, thuhet në komunikatë.