Sipas raportit të Policisë, “është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur”.
Detaje të tjera rreth identitetit të të miturve apo vendit të ngjarjes nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë janë në vazhdim.