Arrestohen dy persona në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për prishje të rendit dhe qetësisë publike, menjëherë pas përfundimit të aktivitetit kulturor “Mitrovica Jazz Days”. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në sheshin “Car Lazar”, në momentin kur organizatorët kishin filluar mbledhjen e pajisjeve muzikore pas përfundimit të performancës. Pikërisht në atë kohë, ka ndodhur një incident që ka çuar në prishjen e rendit publik.
“Dy persona janë ndaluar si të dyshuar, ndërsa pas intervistimeve dhe konsultimit me prokurorin, do të vendoset për hapat e mëtejshëm”, tha Elshani për media.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se aktualisht situata në Mitrovicë të Veriut është e qetë, ndërsa policia vazhdon të mbikëqyrë nga afër zhvillimet në terren për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët.