Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 18 persona të dyshuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë ka arrestuar 18 persona të dyshuar, 5 persona nga Suhareka, transmeton SuharekaOnline.
Policia së bashku me njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikut me Narkotikë-Prizren të mbështetura nga njësitet tjera policore kanë arrestuar 5 persona të dyshuar në Suharekë dhe gjatë bastisjes kanë konfiskuar 57 gram substancë narkotike e llojit Kokainë, 44.57 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, një veture Rang Rover, para të gatshme 3200 euro, tre telefona, dy peshore elektrike, një shufër metalike dhe një boks hekuri.
Policia gjithashtu bënë të ditur se nga 18 persona të arrestuar 16 janë në mbajtje.