Arrestohen 12 të dyshuar për trafikim me njerëz, identifikohen tri viktima

  • 22.02.2023
Arrestohen 12 të dyshuar për trafikim me njerëz, identifikohen tri viktima

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë kësaj jave ka zhvilluar gjashtë operacione policore të ndara, ku ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, si dhe veprat tjera që ndërlidhen me trafikimin, ndërkaq janë identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I., (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J.H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J.J., (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe Q.H., (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar).


Gjatë këtyre operacioneve janë kontrolluar edhe tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private, si prova materiale janë sekuestruar: 1 armë zjarri/revole, 3 fishekë 9 mm, 5 telefona mobilë,  dokumente tjera të nevojshme që kontribuojnë në hetimin e rastit.

Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së mitur, e cila po trajtohet sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe nga 12 të arrestuar, 6 prej tyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë