Armëmbajtje pa leje, arrestohet një i dyshuar në Dragash 

04.11.2022

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Zaplluxhe të Dragashit. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte është arrestuar një person në fshatin Zaplluxhe të Dragashit pasi që i njejti dyshohet të ketë mbajtur armë pa leje. Policia ka bërë të […]

Armëmbajtje pa leje, arrestohet një i dyshuar në Dragash  Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Zaplluxhe të Dragashit.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte është arrestuar një person në fshatin Zaplluxhe të Dragashit pasi që i njejti dyshohet të ketë mbajtur armë pa leje.

Policia ka bërë të ditur se pas një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy revole, një pushkë ajrore, dy thika, 175 fishekë, pesë gëzhoja dhe disa pajisje të ndryshme për mbajtje të armëve, transmeton SuharekaOnline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More