Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për RTKlive se pas ekzaminimeve të njësiteve kompetente, u konstatua se çanta nuk përmbante ndonjë mjet shpërthyes.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë) në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes”, tha Ahmeti.

Pas kësaj, situata u normalizua dhe qytetarët mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme pa shqetësime.