Aksidentohen dy vetura në Prizren, lëndohen 5 persona
- 02.01.2023

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së dielë në Prizren.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së dielë rreth orës 12:05 dy vetura me targa vendore janë aksidentuar, raporton SuharekaOnline.
Poashtu, policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona, drejtuesi i njërës veturë dhe 4 pasagjer.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve të aksidentuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pastaj janë liruar për në shtëpi.
“Rr. Ismajl Kryeziu, Prizren 01.01.2023 – 12:05. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete te udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar njëri vozitës dhe katër pasagjerët te cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar për në shtëpi.” thuhet në raportin e policisë.