Të premtën në Topliqan të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku.
Sipas infrmacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se mbrëm rreth orës 20:55 në Topliqan të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura.
Gjithashtu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Suharekës.