Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Përveç të lënduarve, për shkak të përplasjes së automjeteve ka edhe dëme materiale.

Të lënduarit ishin dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë për trajtim mjekësor.