Aksident trafiku në Prizren, lëndohen gjashtë persona

19.09.2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Kojushë të Prizrenit, ku lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur më 18 shtator, mes dy automjeteve me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, katër femra dhe […]

Aksident trafiku në Prizren, lëndohen gjashtë persona Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Kojushë të Prizrenit, ku lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur më 18 shtator, mes dy automjeteve me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, katër femra dhe dy meshkuj kosovarë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

AKSIDENT TRAFIKU / Fshati Kojushë, Prizren 18.09.2022 – 17:20. Raportohet për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, katër femra dhe dy meshkuj kosovarë,  të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.