Aksident trafiku në Grykën e Carralevës, lëndohen katër persona

03.07.2023

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, pakujdesia gjatë drejtimit të automjeteve, përdorimi i telefonit e shumë faktorë të tjerë janë vetëm disa nga arsyet e aksidenteve në trafik, të cilat përveç dëmëve materiale shkaktojnë lëndime edhe tek njerëzit. Një aksident trafiku ka ndodhur dje gjatë ditës së dilë edhe në Grykën e Carralevës, raporton […]

Aksident trafiku në Grykën e Carralevës, lëndohen katër persona Foto: Police yellow line on traffic accident

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, pakujdesia gjatë drejtimit të automjeteve, përdorimi i telefonit e shumë faktorë të tjerë janë vetëm disa nga arsyet e aksidenteve në trafik, të cilat përveç dëmëve materiale shkaktojnë lëndime edhe tek njerëzit.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje gjatë ditës së dilë edhe në Grykën e Carralevës, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:40 ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Policia njofton se njëri nga drejtuesit e automjeteve nga pakujdesia ka goditur automjetin tjetër, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjere femra.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Gryka e Carralevës, Suharekë 02.07.2023, 12:40. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia  godet veturën e viktimës mashkull kosovar ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë dy vozitësit si dhe dy pasagjeret femra kosovare dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.” thuhet në njoftimin e policisë.