Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

26.06.2021

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Bellanicë të Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani. “Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim […]

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Bellanicë të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova afër daljes së Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, për t’u marrë me rastin.

Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se si pasojë aksidentit një person ka humbur jetën”, tha ai.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të trafikut.

“Njësitet policore janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksident, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se një automjet ka qenë i ndaluar në shiritin emergjent dhe automjeti kombi në lëvizje dyshohet se e ka goditur automjetin e ndaluar”, njofton policia.