Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline shihet se aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës mbi fshatin Peqan-Sllapuzhan.

Aksidenti ka ndodhur pas një përplasje mes dy veturave, teksa nuk dihet për pasoja në njerëz.

Shumë pjesë të veturave kanë rënë për tokë, derisa dëmet vërehet të jenë mjaft të mëdha.