Aksident me të lënduar në Korishë të Prizrenit, dërgohet në QKUK një biçiklist

19.04.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:00 në fshatin Korishë […]

Aksident me të lënduar në Korishë të Prizrenit, dërgohet në QKUK një biçiklist Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklisti mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:00 në fshatin Korishë të Prizrenit.

Nga policia kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Fshati Korishë, Prizren,  18.04.2022 – 19:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një biçiklisti mashkull kosovar. Si pasoj, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.