Aksident në Prizren – Vetura godet shtyllen elektrike, drejtuesi i automjetit dërgohet në spital

03.07.2023

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, pakujdesia në ngasje, janë vetëm disa nga shumë faktorët të cilët janë shkaku i aksidenteve në trafik. Përveç dëmëve materiale, si pasojë e aksidenteve lëndime trupore pësojnë edhe personat e përfshirë në aksident, shkruan SuharekaOnline. Një aksident trafiku ka ndodhur dje […]

Aksident në Prizren – Vetura godet shtyllen elektrike, drejtuesi i automjetit dërgohet në spital Foto: Ilustrim

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, pakujdesia në ngasje, janë vetëm disa nga shumë faktorët të cilët janë shkaku i aksidenteve në trafik.

Përveç dëmëve materiale, si pasojë e aksidenteve lëndime trupore pësojnë edhe personat e përfshirë në aksident, shkruan SuharekaOnline.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 05:00 në rrugën “Rrust Kabashi” në Prizren ku ka mbetur i lënduar një person.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje një person i dyshuar derisa ishte duke e drejtuar veturën e itj si pasojë e mospërshtatjes së lëvizjes me kushtet e rrugës kishte humbur kontrollin e automjetit dhe kishe goditur një shtyllë elektrike.

Përveç dëmëve materiale lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesi i automjetit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.