Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull shtetas i Arabisë Saudite derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur tri viktimat femra kosovare – këmbësore, të cilave u ka shkaktuar lëndime.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:30 në rrugën “Wesly Clark” në Prizren.
Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar, ndërsa rasti në procedurë të rregullt.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Rr. Wesly Clark, Prizren 01.07.2022 – 10:30. I dyshuari mashkullshtetas i Arabisë Saudite derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur tri viktimat femra kosovare-këmbësore, të cilave u ka shkaktuar lëndime. Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.