Aksident në Duhël, vetura del nga rruga dhe godet shtyllën elektrike
Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në aksin rrugor Prizren-Shtime, përkatësisht në fshatin Duhel. Një veturë ka devijuar rrugën duke goditur shtyllën elektrike me ç’rast ka ardhur deri te aksidenti. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 e 25 ndërsa të përfshira kanë […]
Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në aksin rrugor Prizren-Shtime, përkatësisht në fshatin Duhel.
Një veturë ka devijuar rrugën duke goditur shtyllën elektrike me ç’rast ka ardhur deri te aksidenti.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 e 25 ndërsa të përfshira kanë qenë dy vetura.
“Rreth orës 9 e 25 minuta, në magjistralen Prishtinë- Prizren në fshatin Duhël në afërsi të shkollës, ka ardhur një aksident mes dy automjteve. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dy fëmijë dhe dy të rritur”, tha Gashi për kallxo. com .
Ai shtoi se të lënduarit së pari kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël e më pas janë transferuar në Qendrën Rajonale në Suharekë.
Tutje, Gashi shtoi se dyshimet për aksidentin janë mospërshtatja e shpejtësisë dhe mospërshtatja e rregullave të trafikut.
“Edhe kushtet atmosferike luajnë rol në aksidente, por edhe nuk po respektohen rregullat në komunikacion. Hetuesit janë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti. Shpresojnë që të mos kemi aksidente të tjera”, tha Gashi.