Sot para 30 minutave ka ndodhur një aksident trafiku në Autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës.

Në këtë aksident bëhet e ditur se është përfshirë një kamion dhe një veturë, thuhet se disa persona janë lënduar.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në dalje të autostradës në veri në drejtim të Prizrenit, ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një automjeti, lëndime të lehta kanë marrë disa persona të cilët kanë refuzuar të marrin tretman mjekësor pasi që lëndimet ishin të lehta”.