Aksident mes kamionetës e veturës në Duhël, një i lënduar

17.10.2022

Në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësues numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 45 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Një aksident trafiku ka ndodhur edhe në mëngjesin e sotëm në fshatin Duhël të Suharekës. Në […]

Aksident mes kamionetës e veturës në Duhël, një i lënduar Foto: Ilustrim

Në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësues numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 45 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe në mëngjesin e sotëm në fshatin Duhël të Suharekës.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë theksuar se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 07:10 në Duhël.

Po ashtu, nga PK-ja kanë bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person, ndërsa njësitet policore kanë vazhduar të merren me rastin.