Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta”, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për RTKlive se aksidenti ka ndodhur dhe se dy persona kanë marrë lëndime. “Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona,” ka deklaruar Zahiti.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit. Detaje të tjera rreth gjendjes së të lënduarve dhe shkaqeve të aksidentit priten të bëhen të ditura në orët në vijim.