Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë – Prizren, vdes një person

20.05.2023

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi për Telegrafin, se në aksident ka humbur jetën një 71 vjeçare. “Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe […]

Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë – Prizren, vdes një person Foto: Police yellow line on traffic accident

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi për Telegrafin, se në aksident ka humbur jetën një 71 vjeçare.

“Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë”, theksoi ai.

Elezaj shtoi tutje se personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.