Gjatë ditës së marte në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku.
Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje (Të martën) rreth orës 19:30 në rrugën Milit Kryeziu në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy ngasesit dhe një pasagjer dhe të njejtit pas tretmanit mjeksor janë liruar për në shtëpi.