Afër 30 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë tiketa për 24 orë

06.02.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

Afër 30 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë tiketa për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të dielë janë regjistruar gjithsej 29 aksidente trafiku.

Poashtu, policia bën të ditur se 8 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 21 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së dielë policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.055 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.