98 aksidente trafiku gjatë ditës së dielë, një përfundon me fatalitet

24.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

98 aksidente trafiku gjatë ditës së dielë, një përfundon me fatalitet Foto: Police yellow line on traffic accident

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 98 aksidente trafiku, prej të cilave 39 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 58 të tjera me dëme materiale.

Fatkeqësisht gjatë ditës së dielë një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.245 tiketa trafiku për kundërvajtje.