94 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia dënon mbi 1 mijë e 500 shoferë

16.08.2022

Përkundër faktit se Policia ka shtrënguar masat më shumë, duke shqiptuar gjoba edhe përmes videove dhe fotografive të dërguar nga qytetarët në adresë të Policisë, por numri i aksidenteve po vazhdon të ketë rritje të konsiderueshme. Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 94 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy prej tyre kanë përfunduar […]

94 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë,  policia dënon mbi 1 mijë e 500 shoferë Foto: Ilustrim

Përkundër faktit se Policia ka shtrënguar masat më shumë, duke shqiptuar gjoba edhe përmes videove dhe fotografive të dërguar nga qytetarët në adresë të Policisë, por numri i aksidenteve po vazhdon të ketë rritje të konsiderueshme.

Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 94 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 32 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 60 të tjera raportohen vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 595 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjithashtu, për 24 orë PK ka arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbjajte dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.