92 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku gjatë ditës së dielë

14.08.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë vendin janë regjistruar 92 aksidente në trafik, raporton SuharekaOnline. Në 24 orëshin e fundit poashtu, 35 aksidente […]

92 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku gjatë ditës së dielë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë vendin janë regjistruar 92 aksidente në trafik, raporton SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit poashtu, 35 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 57 me dëme materiale.

Gjatë ditës së dielë asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, policia njofton se gjatë ditës së dielë ka shqiptuar edhe 1.533 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.