83 aksidente brenda 24 ore në Kosovë, policia dënon mbi 2 mijë shoferë

29.07.2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 83 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 35 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe 48 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale. Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar […]

83 aksidente brenda 24 ore në Kosovë, policia dënon mbi 2 mijë shoferë Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 83 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 35 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe 48 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 37 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 26 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.