81 aksidente për 24 orë në Kosovë – policia dënon mbi 1 mijë e 600 shoferë

17.09.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 81 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 30 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 50 sosh me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur […]

81 aksidente për 24 orë në Kosovë – policia dënon mbi 1 mijë e 600 shoferë Foto: Police yellow line on traffic accident

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 81 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 30 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 50 sosh me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,673 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 27 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë në vuajtje të dënimit.