Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 36 aksidente përfunduan me të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 953 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.