78 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet
- 29.12.2022

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Edhe gjatë ditës së mërkurë në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, ku fatkeqsisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.
Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 78 aksidente, ku prej tyre 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 55 të tjera me dëme materiale.
Tri aksidente trafiku të mërurën brenda pak orëve kanë ndodhur në qytetin e Prizrenit të cilat kanë përfunduar me persona të lënduar, kështu po bëhet e ditur nga raporti i policisë dërguar mediave.
“AKASIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Prizren 28.12.2022 – 08:10. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.
Prizren 28.12.2022 – 12:10. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësorit mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Prizren 28.12.2022 – 15:20. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit dhe është dërguar për tretman mjekësor.” thuhet në njoftimin e policisë.
Poashtu, gjatëditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.348 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.