Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së enjte raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 78 aksidente trafiku, numër ky më i madh krahasuar me ditët e kaluara të javëve të fundit.
Poashtu, policia ka njoftuar se 26 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 52 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.
Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.942 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.