Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 27 aksidente përfunduan me të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,467 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë në vuajtje të dënimit.