Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vendinkanë ndodhur 74 aksidente trafiku.
Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 74 aksidente trafiku, 18 kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 56 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.
Gjithashtu, policia gjatë ditës së hëne ka shqiptuar edhe 856 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.