73 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet

27.06.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundojnë me aksident, ku përveç dëmëve materiale përfundojnë edhe me persona të lënduar e fatalitet. Aksidente trafiku në vendin tonë regjistrohen pothuajse çdo ditë pavarësisht angazhimit të policisë në trafik. Në bazë të raportit të policisë bëhet e ditur […]

73 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet Foto: Police yellow line on traffic accident

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundojnë me aksident, ku përveç dëmëve materiale përfundojnë edhe me persona të lënduar e fatalitet.

Aksidente trafiku në vendin tonë regjistrohen pothuajse çdo ditë pavarësisht angazhimit të policisë në trafik.

Në bazë të raportit të policisë bëhet e ditur se gjatë ditës së hënë në Kosovë janë regjistruar 73 aksidente trafiku, prej tyre 35 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Fatkeqësisht gjatë ditës së hënë një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet, ku sipas raporteve të Policisë së Kosovës aksidenti ka ndodhur në fshatin Rogone të Gjilanit, ku janë përfshirë dy automjete njëra prej tyre e policisë. Si pasojë e aksidentit pasoja fatale ka pësuar njëri nga zyrtarët policor ndërsa një tjetër është lënduar rënd.

Fshati Rogone, Gjilan 26.06.2023 – 12:20. Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjet (njëra e PK-së) me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, pasoja fatale ka pësuar zyrtari policor, ndërsa pasagjeri i tij ka pësuar lëndime të rënda dhe gjendet në QKUK për tretman mjekësor. Po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe katër persona të tjerë të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në njoftimin e policisë.

Poashtu, Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë ka shqiptuar edhe 1.499 tiketa trafiku për kundërvajtje.