Aksidentet në trafik këto ditë janë shtuar dukshëm, sidomos ato me fatalitet.
Në statistikat e Policisë për 24 orë është bërë e ditur se në vend kanë ndodhur 71 aksidente.
Prej tyre, një aksident është me fatalitet, ndërsa 27 janë më të lënduar e 45 pa të lënduar.
Për të gjithë ata që thyen rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1439 tiketa, ndërsa për vepra të ndryshme penale brenda një dite u arrestuan 22 persona të dyshuar.
Tre nga ta janë në mbajtje, derisa dy në vuajtje të dënimit.