72 aksidente vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë, policia dënon mbi 1,700 shoferë

22.10.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 72 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 28 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 44 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale. Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 709 drejtues […]

72 aksidente vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë, policia dënon mbi 1,700 shoferë Foto: Danger on the road. Blue flasher on the police car at night.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 72 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 28 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 44 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 709 drejtues të automjeteve të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 26 persona, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.