71 aksidente për 24 orë në Kosovë, një prej tyre me fatalitet

17.05.2022

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 71 aksidente. Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 26 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat […]

71 aksidente për 24 orë në Kosovë, një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 71 aksidente.

Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 26 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 966 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 32 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 6 të tjerë në vuajtje të dënimit.