69 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku brenda 24 orëve të fundit

08.09.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik. Gjatë ditës së enjte në Kosovë janë regjistruar gjithsej 69 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se 32 aksidente trafiku kanë përfunduar […]

69 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku brenda 24 orëve të fundit Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.

Gjatë ditës së enjte në Kosovë janë regjistruar gjithsej 69 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se 32 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së enjte nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Poashtu, në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.846 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.